La Zvicrën për Sarandën, në kopshtin e Thanasit gjen lule nga Hollanda deri në Turqi

Thanas Rubie është ndër ata sarandjotë që ka zgjedhur të investojë në kopshtari dhe në kultivimin e luleve, duke e fituar tashmë titullin “lulishtar”. Si shumë të tjerë dhe ai provoi të emigrojë jashtë vendin në kërkim të një jetë më të mirë, por duket se vendlindja e tij magjishmja Sarandë, fitoi dhe mbi Zvicrën, të lakmueshmen nga mbarë globi.
“Ikëm, qëndruam 5 vite u rikthyem përsëri këtu. Këtu vendi është parajsë, klimë e shkëlqyer, njerëzit janë të shkëlqyer”, thotë Thanasi.
Tashmë kopshti i tij mund të emërtohet dhe një “kopsht botanik ndërkombëtar”, ku pa dyshim bimësia dhe lulet nga Shqipëria zënë vendin e parë ku shumëllojshmëria dhe ngjyrat e petaleve nisin nga Holanda në Turqi e lulishtes nuk i mungon dhe aroma mesdhetare. Harta e gjelbër nuk njeh kufij.
“Jemi të organizuar komplet, që nga Holanda, Italia, Shqipëria lart, nga Greqia, nga Turqia sjellim fara. Të gjitha gjenden në lulishtet e tjera por unë kam të gjithë pjesën mesdhetare. Shqiptarët të rikthehen sepse nuk ka asgjë për të pasur zili në vendet e tjera”, thotë Thanasi.
Lulet , buqetat dhe vazot me to, janë bërë pjesë e eventeve dhe gëzimeve, ashtu si kurorat pjesë përkujtimeve e manifestimeve . Lulet shumëngjyrëshe aromatizojnë e zbukurojnë dhe tryezën shqiptare.
Një fotinjë e vogël ka qenë lulja e parë që Thanasi mban mend se ka shitur, e tashme ata janë pa numërim. Ashtu siç vijnë lulet ne bahçen e Thanasi nga vende të ndryshme edhe admiruesit apo blerësit e tyre janë vizitorë e turistë të shumtë që janë akomoduar në hotelet dhe bujtinat në këtë sezon të suksesshëm turistik.
Një sallon më vete zënë dhe vazot e luleve që vijnë dhe nga Gjermani e kanë larmi të ndryshme në përbërje dhe forma.
Thanasi në një far mënyre me shërbimin që ofron hoteleve dhe blerësve është dhe një testues i mirë i sezonit turistik. Nga deti, toka, dhe ajri sivjet në Sarandë, e vlerësuar si perla e turizmit shqiptare, erdhën 30 % më shumë turistë.
Veç dhuntisë për të rritur e kultivuar lulet, Thanasi ka dhe një pasion të vjetër, Kik Boxin. Thesi i boksit është aty dhe ai i rikthehet, sportit të forcës dhe rrezikut sa herë ka kohë të lirë. Dikur ishte me ekipin e Butrintit e sot e ndjek këtë sport që e ka hobin e tij.
Thanasi investimin e tij e ka kthyer në një biznes familjar, ku janë të punësuar 9 motrat e vëllezërit e tij, duke siguruar të ardhura nga ky biznes , pak i përhapur në Shqipëri.
Pasi ka provuar emigrimin dhe tani rikthimin ën Shqipëri, Thanasi apelon për gjithë bashkatdhetarët në mërgim që të ti rikthehet vendlindjes, jo vetëm për tu 5mallur, por për të investuar dhe për ta bërë Sarandën dhe Shqipërinë .
Gazetare: S. Spaho
/RTSH/