E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda, pjesë e hartës blu

Edhe tetë ditë na ndajnë nga festa e fitores sonë të madhe, fitores së Partisë Demokratike, të asaj që ndryshoi në mënyrën më spektakolare Sarandën tonë të bukur dhe gjithë Shqipërinë. Dhe sot, ne jemi mbledhur kaq shumë në këtë shesh për të lidhur një kontratë të re 4-vjeçare me qeverinë e Partisë Demokratike, për ti premtuar kryeministrit të Shqipërisë dhe liderit të ndryshimit, Sali Berisha, se Saranda do të ketë pjesën e vet të rëndësishme në hartën blu të fitores së 28 qershorit.

Katër vjet më parë, në Sarandë, në komunat dhe bashkitë rreth saj nuk mungonte vetëm energjia, nuk mungonin vetëm investimet e mëdha, nuk mungonte vetëm vëmendja e qeverive socialiste, por mbi të gjitha mungonte shpresa se gjerat një ditë do të ndryshonin për mirë për sarandjotët dhe për shqiptarët e tjerë. Qeveritë e Partisë Socialiste kanë patur kryeministra të ndryshëm gjatë tetë viteve të pushtetit të tyre, por ato kishin një emërues të përbashkët, të gjithë e kishin lënë mënjanë dhe braktisur njësoj Sarandën. Sepse ata kujtoheshin për ju vetëm kur afroheshin fushatat elektorale, duke u sjellë në mënyrë fyese dhe poshtëruese me fisnikërinë, krenarinë dhe mençurinë tuaj.

Nga ky shesh ne ftojmë të gjithë sarandjotët që të përbuzin dhe refuzojnë ofertën e Edi Ramës . Modeli dhe lista e tij janë një përzierje e shëmtuar e zullumeve të qeverive socialiste me korrupsionin, unikal në botë, të lejeve të ndërtimit në bashkinë e Tiranës.

Kurse ne, brenda një kohe fare të shkurtër, rikthyem jo vetëm shpresën tek sarandjotët, por forcuam tek ata bindjen se Saranda,  komunat dhe bashkitë rrotull saj po ndryshojnë dita ditës, dhe se ky ndryshim nuk do të ndalet edhe në katër vitet e mandatit tonë të dytë qeverisës. Përkundrazi, ai do të njohë shpejtësi dhe ritme më të larta në shërbim të cdo qytetari.

Sot ne vijmë para jush krenarë se në këto katër vjet arritëm të bëjmë gjithçka të mirë mund të bëjë një qeveri serioze dhe e përkushtuar për qytetarët e vet, kudo që ata jetojnë, në Sarandë dhe në çdo komunë e fshat të këtij rrethi..

Qeveria Berisha investoi 40 milion euro për Sarandën dhe banorët e saj, duke i dhënë një hov të madh sidomos zhvillimit të turizmit në këtë zonë. Vetëm për bashkinë e Sarandës, kjo qeveri ka akorduar 4 here më shumë fonde  se katër vitet e fundit të pushtetit të Partisë Socialiste. Gjatë këtyre katër viteve ne investuam miliona euro duke ndertuar 30 kilometra rrugë, ujësjellës, shkolla dhe vepra të tjera publike.

Ne jemi sot në këtë shesh për t’ju garantuar se këto investime të jashtëzakonshme në Sarandë do të ndiqen nga të tjera më të shumta gjatë katër viteve të ardhshme,  për ta zbukuruar dhe bërë më tërheqëse për turistë e huaj dhe vendas Sarandën tonë, perlën e Jonit, për të lidhur me asfalt çdo komunë dhe fshat të këtij rrethi me rrugët kryesore, që po ndërtohen me shpejtësi, me Rrugën e Bregut, me rrugën Delvinë-Kardhiq dhe me atë Sarandë- Qafë Botë. Gjatë mandatit tonë të dytë ne do të çojmë ujin e pijshëm ne çdo fshat dhe do të ndërtojmë nga e para apo rikonstruktojmë çdo shkollë të Sarandës

Për të gjitha këto arsye ne do të votojmë për Partinë Demokratike, për Sarandën evropiane dhe Shqipërinë Evropiane. Gëzuar fitoren e 28 qershorit!

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›