E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarande 13-vjecarja denoncon babane per perdhunim


Rovena Maksuti 13-vjece e shoqeruar dhe nga e jema Alma Maksuti 29-vjece kane bere nje kallezim penal ne Komisariatin e Sarandes kundrejt Dhimitraq Maksutit babait te saj duke e akuzuar per perdhunim. Kjo pasi vete vajza i ka rrefyer nenes se saj se cfare ka ndodhur rreth nje muaj me pare. Kane qene ca dhimbje barku te 13-vjecares qe e kane detyruar te tregoje e me pas nje vizite ne maternitetin e spitalit te Sarandes ku ka rezultuar e zhvirgjeruar. Ne nje rrefim per gazeten Shekulli si vajza edhe e ema kane kerkuar denimin maksimal te bashkeshortit e njeheresh babait per kete veper te ulet sic u shprehen ato.

Alma Maksuti nga uka e Sarandes ishte e martuar prej 19 vitesh me Dhimitraq Maksutin nga Levani i Fierit qe te dy rome. Por para nje muaji ata jane ndare dhe Alma i ka lene te shoqit dy vajzat 13 dhe 10 vjece duke marre me vete nga kater femijet qe kishin vetem dy djemte me te vegjel 3 e 4 vjec. Por para nje jave Dhimitraqi kishte ardhur ne uke per tu pajtuar me bashkeshorten duke marre me vete dhe dy vajzat.



Dhe pas disa ditesh paqeje cifti eshte grindur serish dhe Dhimitraqi eshte kthyer i vetem ne Levan duke lene ne uke dhe dy vajzat. Nderkohe dje me e madhja Rovena 13-vjec pas ca dhimbjeve te barkut ka zbuluar para nenes se saj perdhunimin sistematik qe i kishte bere i ati ne Levan gjate nje muaji ndarjeje. Nderkohe mesohet se vajza do ti nenshtrohet edhe nje vizite tjeter te mjeku per kontroll te ndonje shtatzenie te mundshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›