E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lokalet, Idrizi: Jemi në negociata me PD-në

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, deklaroi dje në Elbasan se kjo forcë politike ndodhet në negociata me PD-në, për zgjedhjet lokale të 8 majit. “Jemi në bisedimet e fundit me Partinë Demokratike, për të konkretizuar një marrëveshje bashkëpunimi për pushtetin vendor. Ende nuk mund të them asgjë për këtë marrëveshje”. Sa i përket Elbasanit, mendohet se PDIU do t’i kërkojë PD-së Bashkinë e Cërrikut, në të cilët ndodhet një komunitet i madh çam. I shoqëruar nga presidenti i PDIU-së, Tahir Muhedini, Idrizi zhvilloi dje në orët e mbrëmjes një takim me strukturat drejtuese të kësaj force politike në Elbasan, qytet në të cilin ndodhet një komunitet i konsiderueshëm çam. Pjesëmarrjen masive në takimin e Elbasanit, ai e ka cilësuar “rrjedhojë e efektivit të bashkimit në një formacion të vetëm të dy ish partive PDI dhe PDU”. I pyetur për regjistrimin e popullsisë, ai u shpreh se “ideja e hedhur për një referendum, për regjistrimin kontribuon për forcimin e çështjes kombëtare dhe se fakti që ky regjistrim është shtyrë për në vjeshtë, tregon që kërkesa e PDIU ka qenë e drejtë, duke u marrë parasysh nga qeveria shqiptare”. Duke u ndalur veçanërisht në këtë çështje, ai nënvizoi faktin se “kryetari i Gjykatës së Sarandës e ka ngritur me forcë këtë problem dhe e ka çuar në Gjykatën Kushtetuese. Kjo shpreh shpresën se ajo do të marrë zgjidhjen e duhur. Nëse nuk ndodh kështu, PDIU do t’i bashkohet peticionit të intelektualëve, mes të cilëve edhe dy ish-presidentëve, për mos lejuar cenimin e sovranitetit të vendit”, përfundoi ai. Sa i përket Elbasanit, mendohet se PDIU do t’i kërkojë PD-së Bashkinë e Cërrikut, në të cilët ndodhet një komunitet i madh çam. F.S.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›