Sarandë, Edi Rama promovon librin Kurban

Rama duke dhënë autografe për librin Kurban
SARANDË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka promovuar sot librin e tij Kurban në Sarandë. Gjatë fjalës mes të pranishmëve, ai nuk ka lënë pa sulmuar kundërshtarët politikë, kreun e qeverisë, Sali Berisha dhe kryetarin e LSI-së, Ilir Meta.
Sipas Ramës, Berisha është për të ardhur keq, pasi e ka lexuar librin, por nuk pranon që e ka lexuar, duke thënë se nuk e lexoj.
Ndërkohë, që për Metën ka theksuar se e beson teksa ka thënë se nuk e ka lexuar, duke e akuzuar se ai nuk lexon libra.
Më herët, në profilin e tij në Twitter, Rama njoftonte për vizitën e radhës në këtë qytet, jo vetëm për librin, por edhe për politikën. Ne Sarande per librin dhe politiken. Paraditja ne Xarre ku sapo ka mbaruar vjelja e mandarinave. 8 mije ton per Shqiperine e Kosoven!- shkruan Rama.