Sarandë, çelet festivali i Bandave Frymore
Orkestra frymore e Bashkisë së Sarandës e cila hapi mbrëmë koncertet e natës së tretë të Festivalit të Bandave që po zhvillohet në qytetin bregdetar në Sarandë nën drejtimin e Namik Xhaferit, ekzekutoi marshe nga klasikë të hershëm, si Hendel, suitë marshesh me autorë amerikanë etj.
Pjesë e repertorit të saj ishin dhe motive popullore greke, si "Saranda palikaria", melodi për bandë, me autor Denis Armitage, etj, të cilat u pritën ngrohtë nga publiku. Një performancë mjaft interesante dha banda e Bashkisë së Lefkadhës nga Greqia në natën e tretë, pas koncertit të dhënë një natë më parë në qytetin e Himarës. Kjo trupë solli në skenë kolazhe me motive popullore, ndërtuar mjeshtërisht për orekstër frymore, që zotëruan në repertorin e koncertit të saj. Sikurse dhe banda tjetër greke e Igumenicës që u paraqit natën e dytë të festivalit, banda e qytetit bregdetar të Lefkadhës solli repertor tipik dhe intepretim profesional.