Profesor Ahmet Osja dekorohet me titullin "Mjeshtër i Madh"
Për një kontribut të veçantë dhe të rëndësishëm në bujqësinë e vendit tonë, me rastin e 70 vjetorit të lindjes, Profesor Ahmet Osja është dekoruar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi me titullin "Mjeshtër i Madh". Profesor Ahmet Osja ka punuar 45 vjet si specialist i shquar i këtij sektori.
Në fjalën e tij profesor Osja, i cili ka qenë ministër i Bujqësisë dhe që ka kontribuar 45 vjet në ekonominë bujqësore dhe në institucione shkencore, me një modesti u shpreh se puna e tij është shumë e vogël krahasuar me vlerësimin që po merr nga Presidenti Bamir Topi. Po këto ditë, në një aktivitet të organizuar në Shkodër, me rastin e 70- vjetorit të lindjes se Ahmet Osjes, këshilli bashkiak e vlerësoi me titullin "Mirënjohja e Qytetit". Pjesëmarresit në ceremoni e cilësuan profesor Osjen një pasuri kombëtare dhe emblemë e qytetit të Shkodrës.