Revolucioni francez 220 vjeç, një studim për marrëdhëniet me Shqipërinë
Mes Francës dhe Shqipërisë ka ekzistuar gjithmonë një marrëdhënie e shkëlqyer diplomatike. Madje kjo edhe para se Shqipëria të qe formuar si shtet. Gjeneza e këtyre marrëdhënieve ze fill në kohën e sundimit të Ali Pashë Tepelenës i cili arriti të vendosë një lidhje direkte me perandorin Napoleon Bonaparti në fund të viteve 1700 dhe fillim të viteve 1800. Ndërsa në historinë moderne, në themelimin e shtetit shqiptar, në konferencën e Versajës, presidenti francez Klemenso, mbështeti presidentit Ëillson për të ruajtur shtetin shqiptar. Një kontribut të madh, Franca ka dhënë edhe për çështjen e arit, ku jo pak herë ka ndërmjetësuar mes Anglisë në favor të vendit tonë. Të gjitha këto aspekte, janë përmendur me rastin e 220 vjetorit të revolucionit francez, ku departamenti i historisë në universitetin e Tiranës dhe ambasada franceze në vendin tonë, kanë zhvilluar një konferencë shkencore. Për të vënë në pah marrëdhëniet e mira diplomatike, profesor Ksenofon Kristafi ka mbajtur me këtë rast një referatë, për rolin e Francës në bisedimet politike për arin shqiptar.
Me 14 korrik 1789, me renien e Bastiljes, për Francën, por edhe gjithë botën fillon një epokë e re, e cila do të ndërronte fatet e një pjesë të madhe të popullsisë botërore. Ky ishte revolucioni francez, i cili shënoi kalimin nga feudalizmi ne borgjezi. Revolucioni arriti të krijojë kornizën për një shtet demokratik, ku të gjitha shtresat u barazuan me pozitën e qytetarit të zakonshëm. Me 26 gusht 1789 për herë të parë në historinë e njerëzimit u shkruan të drejtat e njeriut, ato që ne sot pretendojmë të gjithë që të respektohen.