Sarandë, dy aksidente, plagosen 4 persona

Katër persona janë plagosur paraditen e sotme si pasojë e dy aksidenteve rrugore në Sarandë.
Aksidenti i parë ka ndodhur në fshatin Vllahat të Sarandës ku një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy shtetasit Kasim Basho 57 vjeç dhe Esma Hamzai 71 vjeç të cilët janë dërguar në spital ku po marrin edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë aksidenti I dytë ka ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Xarrë ku makina në të cilën udhëtonin 2 persona ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur shtetasit Rrahim Shehu 50 vjeç dhe Qani Taka 53 vjeç
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të të dy aksidenteve në Sarandë.