E Martë, 3 Nëntor 2026

Sarandë, festat e fundvitit, subjektet e hotelerisë, paketa turistike edhe për sezonin e dimrit

Saranda është bërë një ndër destinacionet gjithnjë e më të preferuara nga vizitorë vendas e të huaj. Përveç sezonit të verës që shënoi kulmin ,ky qytet për herë të parë këtë vit po pëlqehet edhe si destinacion dimëror për të kaluar festat e fundvitit.

Menaxherët e hoteleve shprehen se prenotimet tashmë kanë filluar ,një pjesë e hoteleve në bregdet kanë nisur organizimet për të pritur turistë dhe për tu ofruar një shërbim sa më cilësor.

Për të joshur sa më shumë, ata që do të zgjedhin perlën e jugut për festat e fundvitit ,subjektet e hotelerisë kanë përgatitur edhe paketa speciale. Qyteti bregdetar I Sarandës kohët e fundit po tërheq gjithnjë e më tepër vizitorë ,duke u bërë kështu destinacioni perfekt në 365 ditë të vitit.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›