Shkolla profesionale në Kukës, interes i lartë nga nxënësit

Arsimi profesional në Kukës, megjithëse ofron vetëm një degë, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, vijon të ketë kërkesa të shumta nga nxënesit për t’u rregjistruar.
Mësuesi i kësaj dege Jetmir Axhami tha se nisma e Ministrisë së Arsimit ka shtuar kërkesat për regjistrimin e nxënësve në degë profesionale.
Disa nga nxënësit që kanë zgjedhur të studiojnë këtë degë thonë se kanë më shumë mundësi punësimi.
Axhami tha se ka bëre kërkesë edhe për shtimin e degëve të tjera profesionale.
Në këtë degë aktualisht janë të regjistruar 42 nxënës.
Gazetare Heriselda Dyrmishi
/ rtsh. al /