E Martë, 3 Nëntor 2026

Saranda, magjia e verës dhe dimrit

Saranda, qyteti më i madh bregdetar në jug të Shqipërisë, është bërë një ndër destinacionet gjithnjë e më të preferuara nga vizitorë vendas e të huaj.

Përveç sezonit të verës që shënoi kulmin, ky qytet për herë të parë këtë vit po pëlqehet edhe si destinacion dimëror për të kaluar festat e fundvitit.

Menaxherët e hoteleve shprehen se prenotimet tashmë kanë filluar,një pjesë e hoteleve në bregdet kanë nisur organizimet për të pritur turistë.
 
Për të joshur sa më shumë, subjektet e hotelerisë kanë përgatitur edhe paketa speciale.

Këtë vit Forbes, Traveler dhe European Best Destinations, bazuar në një rekord prej 600 mijë votash nga 168 vende në mbarë botën, organizata e destinacioneve më të mira evropiane ka zbuluar listën e saj të destinacioneve më të bukura të Krishtlindjeve. Mes tyre për herë të parë renditet edhe një nga qytetet e Shqipërisë, Saranda e cila ka marrë një total prej 20 mijë votash, duke u renditur ne vendin e 15.

Gazetare Heriselda Dyrmishi

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›