E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Te vetem ne zgjedhjet 2009

Levizja Socialiste per Integrim do te hyje e vetme ne zgjedhjet e vitit 2009 dhe pas rezultateve do te gjykojne per qeverisjen. Deklarata eshte bere dje nga kryetari kesaj partie, Ilir Meta, ne vazhdim te takimeve me bazen e partise, i ndaluar ne Golem te Kavajes, ku ka biseduar per rreth dy ore me anetaret strategjine e kesaj partie per zgjedhjet e ardhshme. "Ne do te kemi alternativen tone te pavarur ne zgjedhje, jo vetem nga Partia Demokratike, qe nuk do te diskutohet, por edhe nga Partia Socialiste. Ne do te kemi koalicionin tone ne keto zgjedhje", theksoi Meta. Sipas kreut te LSI, pas zgjedhjeve, ne varesi me ate votebesim qe do t'i beje populli shqiptare te gjitha forcave politike, perfshire forcen LSI, ata do te gjykojne per qeverisjen e ardhshme te vendit mbi baze te qendrimeve programore. Ne kete takim ai shoqerohej nga Kryetari i LSI-se se Kavajes, Idajet Zeka, si dhe nga koordinatori Behar Zeneli. Gjate fjales se tij Meta ka falenderuar strukturat e LSI-se per punen e bere dhe i kerkoi me shume angazhim per t'i paraprire fushates elektorale te 2009-es. Duke e cilesuar situaten politiken si gjithnje e me kaotike ne vend, Meta vleresoi se kjo eshte shkak i kompromiseve te paprincipta dhe te interesave te ngushta. "Ju e shikoni se ai angazhim i madh i krereve te PS-se dhe PD-se per te bere reforma qe do cudisnin boten eshte tamam si ato flluskat e sapunit, sepse nuk ka pasur asnje angazhim te vertete parimor midis tyre per te bere reforma, te cilat do i sherbenin vendit", vuri ne dukje kryetari i LSI. Sipas tij, nuk ka pasur asnje konsensus te ndertuar prej tyre, qe ka vene ne plan te pare interesat e vendit, por ka pasur vetem kompromise te paprincipta per interesa krejtesisht te ngushta. Meta ka nenvizuar se eshte per te ardhur keq qe vetem tani perfaqesuesit e PS-se kujtohen qe ka ndodhur "Gerdeci" perpara 9 muajsh. Ndersa LSI-ja theksoi ai, ka mbajtur nje qendrim te menjehershem ku ka kerkuar zbardhjen e te vertetes te kesaj tragjedie shteterore. "Ështe e pafalshme qe keta qe e akuzojne sot Berishen per "Gerdecin", jane po ata qe i dhane votat, per te ndryshuar Kushtetuten me 21 Prill dhe me kete, ai u be shume i forte nga ana institucionale ne raport me Parlamentin dhe nisi nje agresion te tere ndaj Presidentit, ndaj gjykatave dhe ndaj Prokurorise", akuzoi Meta.

Kritika

Kreu i LSI, Ilir Meta, shprehu keqardhje edhe per deklaraten me te fundit te deputeteve te PS-se, per nje bojkotim te Parlamentit, ne rast se do te vonohet Kodi Zgjedhor. " LSI-ja do te garantoje nje qeverisje qe nuk do te jete me peng i monopoleve", u shpreh ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›