Mancesteri, ne finalen e Kupes se Botes per Klube
Mancester Junajtid mundi japonezet e Gamba Osakes 5-3, duke u kualifikuar ne finalen e Kupes se Botes per Klube, fale gjashte golave qe u shenuan brenda 17 minutave loje. Junajtid do te luaje kete te diel, ndaj Kuitos se Ekuadorit, per te diskutuar trofeun e rendesishem. "Ishte nje ndeshje e tmerrshme, nje ndeshje emocionuese dhe njerezit qe ishin te pranishem ne stadium nuk i shkuan parate kot," - theksoi trajneri i Mancester Junajtid, Aleks Ferguson. "Futbolli, per te dy ekipet ishte ne nje nivel shume te larte. Mendoj se per ekipin tone portieri Edvin Van der Sar ishte lojtari me i mire, ai na ndihmoi qe te sigurojme kete fitore," - tha trajneri i djajve, Ferguson.