E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, grabisin bunkerët, ndalohen 2 vëllëzërit

Policia e Sarandës ka zbuluar autorët e shkatërrimit të 40 bunkerëve në rajonin e jugut. Policia ka vënë në pranga vëllezërit Ermal dhe Marsel Fere, përkatësisht 27 dhe 21-vjeç, banorë të qytezës së Ksamilit. Ata u kapën në flagrancë në fshatin Halo, në komunën e Alikos, në momentin kur ishin duke shkatërruar me çekiç një bunker.

Nga hetimi mësohet të ndaluarit kanë pranuar se pas shkatërrimit të bunkerëve, merrnin prej tyre hekurin, të cilin e shisnin për skrap. Dyshohet se brenda një periudhe kohore të papërcaktuar, vëllezërit Fere, mund të kenë shkatërruar në këtë zonë të paktën 40 bunkerë, me qëllim marrjen e hekurit për skrap.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›