E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, shkarkohen krerët e burgut

Krerët e burgut të Fushë-Krujës, janë shkarkuar sot nga detyra. Drejtori i burgut Shkëlqim Kalemi, si dhe shefi i sigurisë në burg, Edmond Alimadhi janë liruar sot nga detyra e tyre. Këto masa janë marrë në burgun e Fushë-Krujës, pas tentativës së arratisjes së 4, të dënuarve, disa ditë më parë.
 

Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, mësohet se forcat e sigurisë të institucionit kanë konstatuar se 4 të dënuar të sigurisë të lartë, po përpiqeshin të largoheshin nga vendi i vuajtjes së dënimit.
 

Pasi kanë dëmtuar murin e brendshëm të dhomës ku ata qëndronin, kanë prerë 3 hekura të dritares dhe kanë dalë nga dhoma. Më pas poshtë dritares së tyre, ata janë vënë re nga polici i shërbimit i cili ka njoftuar menjëherë forcat e tjera të policisë së burgjeve. Personat janë neutralizuar menjëherë, pa arritur të përmbushnin qëllimin e tyre. Menjëherë janë marrë të gjitha masat dhe këta të dënuar janë izoluar dhe veçuar në dhoma të veçanta.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›