E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, kapet 253 kg kanabis që transportohej me kuaj në Greqi, 7 në pranga

Share

Policia e Sarandës ka sekuestruar sot 253 kg kannabis ndërsa ka arrestuar 7 persona si dhe ka shpallur në kërkim një person i tjetër.
Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë operacionit të koduar Sopoti janë arrestuar shtetasit Aleks Nanaj, 29 vjeç, Andrea Nanaj 27 vjeç, Gjergji Nanaj, 45 vjeç , Maridon Dhuli, 22 vjeç, Besnik Kasaj, 25 vjeç, Afrim Kasaj, 32 vjeç, Petrit Halimi, 21 vjeç si dhe është shpallur në kërkim 19-vjeçari Sobiel Dhuli.
Arrestimi i tyre u krye pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Andrea Nanaj në fshatin Kopacëz janë gjetur 253 kg lëndë narkotike e ngjashme me atë llojit kannabis sativa.
Nga hetimet intensive të kryera ka rezultuar se sasia e lëndës narkotike ishte transportuar me kuaj nga fshati Lazarat nëpërmjet malit të Sopotit deri në fshatin Kopacëz me qëllim për ta trafikuar më pas në drejtim të shtetit grek.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›