E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karnavalet në Shkodër, Topalli: Ne nuk tërhiqemi, sfidojmë edhe motin

Share

Startuan zyrtarisht këtë fundjavë festimet e Karnavaleve në qytetin e Shkodrës, një festë e shndërruar tashmë në traditë të këtij qyteti.

Maska e kostume veneciane, kostume të epokave të ndryshme apo dhe të figurave më të njohura të përrallave për fëmijë, performanca të larmishme muzike e kërcimesh, bashkuan qytetarët e të gjitha moshave, të rinj, të reja e familjarë në një atmosferë magjepse.

E pranishme, në këtë festë të bashkëqytetarëve të saj shkodranë, ishte edhe Kryetarja e Kuvendit, në vlerësimin e të cilës, kjo mbetet një ndër festat më të bukura të qytetit të Shkodrës.

Natyrisht që jam e prekur, jam e gëzuar, duke i parë të gjithë duke qeshur, duke gëzuar, duke festuar. Edhe pse është një mot i vështirë, ne dimë të tregojmë, se qëndrojmë e vijojmë të festojmë. Ne jemi këtu, ne nuk tërhiqemi, e sfidojmë edhe motin, edhe kohën. Ky është viti i flamurit, jemi në portat e Evropës, me pasaportën e lëvizjes së lirë. Është gjëja më e bukur që artistët mund të organizonin u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Në këtë festival kostumesh, muzike, gëzimi, vallëzimi të të gjithëve, është një qytet që gëzon, është një qytet që sfidon. Dhe unë jam shumë e lumtur për këtë atmosferë tha zonja Jozefina Topalli.

Organizimi i Karnavaleve në Shkodër është realizuar për herë  të parë në vitin 1860 e ka vazhduar kështu deri në  vitin 1943, ku festimet nuk u lejuan më nga regjimi komunist, për të rifilluar sërish pas viteve 90./lajmifundit

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›