E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, krizë për certifikata

Sarandë- Edhe pse “stina” e emigrantëve kaloi, zyrat e Gjendjes Civile në Sarandë mbeten të mbipopulluara. Ky mbipopullim nuk vjen nga fluksi i madh i kërkesave, por nga mungesa e çertifikatave.

Përgjegjësja e zyrës së Gjendjes Civile në Sarandë, Mimoza Kola, sqaron se mungesa e cerifikatave ka ardhur nga kërkesat e shtuara të emigrantëve që punojnë në Greqi , të cilëve u kërkohet certifikata e trungut familjar për shkak të rinovimit të dokumenteve për legalizim. Ajo tha se në 8 muajt e këtij viti nga kjo zyrë janë lëshuar 8000 të tilla nga 5000 në vitin e kaluar. Punonjësja e ka bërë të ditur shqetësimin në organet eprore nga ajo varet, por problemi ende nuk po gjen zgjidhje. Për të gjetur shkakun e kësaj krize që e vuajnë qytetarët, të cilët gdhijnë netë të tëra në pritje të ardhjes së certifikatave shkuam edhe në nënprefekturë, institucion nga varet arshiva e gjendjes civile. Aty sa thanë se problemi ështëi mbartur nga dikasteri i Ministrisë së Brendshme dhe nuk ka lidhje me strukturat lokale. Megjithëse problemi është i vjetër dhe zgjidhja nuk pritet të vijë së afërmi, qytetarët presin para dyervetë zyrave të shërbimit të Gjendjes Civile,me shpresë se do të marrin më të fund dokumentin e shumëkërkuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›