Sarandë, lapidari komunist shndërrohet në kryq të madh
Historia e kryqeve në vende publike ka zbritur kësaj here në komunën Aliko në Sarandë.
Lapidari ishte ngritur që në kohën e komunizmit, kushtuar bonifikimit të fushës së burgut në vitin 1959. Por, së fundi nga “ateist” lapidari është shndërruar në “fetar të krishterë”. Autoritetet komunale thonë se ngritja e këtij kryqi të madh është e pa precedent.
Sipas kryetarit të Këshillit të Komunës së Alikos, Thoma Boro, kryqi jo vetëm ka dhunuar lapidarin duke i hequr mbishkrimet dhe historinë e tij, por është një rast i pa precedent.
Ai shton se objekti fetar mund të jetë ndërtuar nga Metropolia e Gjirokastrës, duke mos marrë leje nga strukturat shtetërore. Komuna e Alikos ka ndërhyrë duke bllokuar punimet pasi nuk është marrë leje.