Ekstradohet pukjani i dënuar me 24-vjet për vrasje
Ky shtetas është ekstraduar nga Italia në drejtim të vendit tonë, pasi është dënuar nga Gjykata e Pikës me 24 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim“ dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Shtetasi Ndue Memaj, më datë 08.11.1999, në Fushë Arrëz, ka qëlluar me automatik dhe ka vrarë shtetasin Jak Ndoka. Në momentin e vrasjes, shtetasi Jak Ndoka ka qenë duke drejtuar mjetin e tij fugon dhe si pasojë është përplasur me një kioskë duke shkaktuar vdekjen e shtetasit Agron Hyseni, i cili gjendej brenda saj.
Nga kjo ngjarje është plagosur gjithashtu edhe një kalimtar i rastësishëm. Më pas autori është larguar nga vendngjarja dhe i ka dhënë një letër kryeplakut të fshatit në të cilën shkruhej se vrasjen e kishte kryer për gjakmarrje.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 19.02.2007, në Milano, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i këtij shtetasi. Tashmë ai është dërguar në burg ku do të kalojë 24 vitet e jetës së tij.