E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, nis puna për thellimin e portit të ri

Punimet për portin e ri të Sarandës

SARANDE Javën e shkuar nisën punimet në det për thellimin e bazës ujore për portin e ri të qytetit të Sarandës. Një makineri e rëndë e ankoruar pranë bregut të detit, ka shtrirë në thellësi agregatët për të nxjerrë prej saj bazën inerte që është e domosdoshme për tu arritur thellësia e planifikuar prej 9 metrash. Ndërsa thellësia në det do të jetë 9 metra, moli do të ketë shtrirje në 180 metra. Materiali i butë që do të përftohet nga gërmimi në det do hidhet 1 milje larg e 50 metra thellë, pa krijuar kështu impakt në mjedis. Punimet, sipas menaxherit kontraktual të firmës greke Ionis, Stathis Stathakopulos, që merret me ndërtimin e veprës së re, priten të përfundojnë në qershor të këtij vitit, e më pas, ecuria e tyre do të pasohet me ndërhyrje në terren. Porti i ri i Sarandës do të ndryshojë pamje tërësisht në tetor të këtij viti, ku parashikohet të përfundojnë punimet. Vlera e investimit prej 3 milionë eurosh është siguruar nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare. Është një investim i rëndësishëm jo vetëm për Sarandën, por për të gjithë vendin tonë që vjen krahas investimeve për Portin e Durrësit, Vlorës e Shëngjinit. Në portin e ri do të bëhet zgjatja e kalatës ekzistuese, nga 40 në 180 metra linear, si dhe do të zgjerohet në drejtim të detit nga thellësia ekzistuese 5 në 9 metra. Ndryshimet në kalatë do të sjellin rritje të sipërfaqes së përpunimit, që shkon në rreth 2 mijë metra katrorë. Nga kjo do të përfitohet jo vetëm për akostimin e anijeve cruis, por edhe për të tjera që do të kenë mundësi ta vizitojnë Sarandën dhe për përpunimin në portin tjetër të Sarandës në Limjon. Sipas parashikimeve, porti do të ndërtohet brenda një afati kohor të 12 muajve.                                      sh.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›