Sarandë, parandalohet një vrasje
Patrulla e Policisë Saranda ka arritur të parandalojë një vrasje. Për vrasje të mbetur në tentativë është vënë në pranga Arbër Abazi, 25 vjeç, banues në Sarandë i dënuar më parë në Gjermani për vrasje.
Abazi ka tentuar të vrasë me thikë pas një grindje banale Konstandin Memën.
Policia ka parandaluar këtë tentativë për vrasje duke vënë në pranga 25-vjeçarin.