E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlora kërkon fonde për 100-vjetorin e pavarësisë

Gjatë diskutimeve për buxhetin faktik të vitit 2011 në Këshillin Bashkiak të Vlorës, kryetari i Bashkisë Shpëtim Gjika i ka bërë thirrje qeverisë qendrore që të financojë festimet për 100-vjetorin e pavarësisë.

Gjika bëri të ditur se vetë bashkia ka akorduar një fond prej 450 milion lekë ku 150 milion do të përdoren vetëm për dekorin e qytetit.

Këshilltarët e majtë janë shprehur se 100-vjetori i pavarësisë pavarësisht se do të ketë si epiqendër Vlorën ajo është një festë kombëtare dhe si e tillë duhet të financohet edhe nga qeveria qendrore.

Gjika  u ka kërkuar edhe këshilltarëve të djathtë që të tregohen bashkëpunues dhe të gatshëm për të mbështetur projektet e bashkisë për këto festime dhe të bashkohen për të qenë së bashku një zë i fuqishëm ndaj qeverise qendrore.

Ai bëri me dije se bashkia që prej një viti i ka dorëzuar qeverisë projektin për investimet të cilat kërkojnë ndihmë të menjëhershme për ti dhënë qytetit historik një fytyrë të re dhe një pamje festive jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për vizitoret e huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›