Arvizu takim me Nanon

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu do të takohet sot me ish kreun e Partisë Socialiste Fatos Nano. Burime për Ora News bëjnë me dije se takimi i planifikuar për tu mbajtur dy ditë më parë dhe i shtyrë si rezultat i ngjarjeve të fundit në Afganistan, do të mbahet sot në një nga restorantet e kryeqytetit në orën 19:30.
Mësohet se në qendër të bisedimeve të tyre do të jetë situata aktuale politike në vend. Gjatë diskutimeve të ndryshme Arvizu ka shprehur vlerësimet e tij, lidhur me figurën e Nanos.
Ndërkohë ish kreu socialist Fatos Nano është e vetmja kandidaturë e vetëdeklaruar për bejën e ardhshme të zgjedhjeve presidenciale.