Sarandë, përplasen automjetet, plagosen 3 persona
Dje është ndaluar nga forcat policore të komisariatit të Sarandës shoferi tregtar, Demo Alushi, 50 vjeç. Ndalimi i tregtarit është kryer për shkak të një aksidenti në rrugën nacionale, afër Ksamilit, i cili ka rezultuar me shkatërrimin e dy mjeteve, për shkak se maunia e drejtuar prej Alushit u përplas me një benz që udhëtonte në drejtim të kundërt me të.
Nga përplasja e dy mjeteve u plagosën tre vetë që po udhëtonin me mjetin benz. Sipas zëdhënësit të policisë së qarkullimit rrugor, tre të plagosurit në aksidentin e orëve të vona të natës së mërkurë janë transportuar për spitalin rajonal Petro Nako dhe pas ndërhyrjeve të mjekëve të thirrur me urgjencë, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën .
Shoferi tregtar, Demo Alushi, banor i Lagjes Metoq, u ndalua se sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor ka shkelur rëndë rregullat e qarkullimit, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara nga rregullorja, si dhe për drejtim automjeti nën efektin e pijeve alkoolike. Prokuroria lëshoi urdhër-ndalimin për drejtuesin e mjetit, duke çelur dosjen në ngarkim të tij. Në ditët e ardhshme ai do të mbrohet për akuzën e formuluar nga prokuroria, për rrezikimin e jetës së tre të aksidentuarve.