E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, Reali ngec në të parën

“Galaktikët” nuk kanë bindur aspak përballë një kundërshtari në krizë të thellë financiare. Trajneri portugez la në stol Ozilin, Kedirën dhe Benzeman, duke hedhur në fushën e lojës që në fillim treshen Di Maria-Ronaldo-Kanales pas shpinës së Higuainit.

Por kjo lëvizje nuk rezultoi e suksesshme pasi Majorka luajti e kujdesshme në mbrojtje dhe ia doli të marrë një pikë kundër skuadrës që shihet si rivali më serioz i Barcelonës në luftën për titull.

Në ndeshjet e tjera të kampionatit spanjoll, Espanjoli mundi 3-1 Getafen, kurse Real Sociedadi fitoi në shtëpi 1-0 me Vilarealin. Me rrjeta të paprekura përfunduan sfidat Osasuna-Almeria dhe Deportivo la Korunja-Zaragoza.

Të shtunën, Sevilja fitoi 4-1 në fushën e Levantes, Valencia triumfoi 3-1 në transfertën e Malagës kurse Atletik Bilbao mundi minimalisht 1-0 Herkulesin e sapongjitur në elitën e futbollit spanjoll. Sot në mbrëmje (ora 22:00), Atletiko e Madridit (i saposhpallur superkampion i Evropës) pret Sporting Gijonin në sfidën mbyllëse të javës së parë të Primera Divizionit.

Primera Divizion, java e parë:
Të shtunën
Herkules 0 – 1 Atletik Bilbao
Malaga 1 – 3 Valencia
Levante 1 – 4 Sevilja

Të dielën
Deportivo la Korunja 0 – 0 Zaragoza
Espanjol 3 – 1 Getafe
Osasuna 0 – 0 Almeria
Real Sociedad 1 – 0 Vilareal
Racing Santander 0 – 3 Barcelona
Majorka 0 – 0 Real Madrid
Të hënën
Atletiko Madrid – Sporting Gijon (ora 22:00)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›