Sarandë, plagoset më thikë 34-vjeçari, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të natës në qytetin e Sarandës. Një 34-vjeçar është plagosur me thikë në një lokal nate, ndërsa policia ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes.
Mësohet se ka mbetur i plagosur 34-vjeçari Ilia Gjika i cili është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Sarandës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes që është 33-vjeçari Xhelal Telo i cili është shpallur në kërkim.
Sipas policisë Telo dyshohet se ka goditur dy herë me thikë 34-vjeçarin ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar prokurorisë me akuzën për “tentativë vrasjeje”