Interi përmbys Çezenën, fitojnë Milan dhe Juventus
Java e 35 e Serisë A nuk ka ndryshuar asgjë mes Milanit dhe Juventusit, ndërsa për Interin ishte një javë e rëndësishme. Bardhezinjtë e Antonio Kontes luanin një ndeshje të lehtë në letër po aq sa në fushë.
Novara e Ujkanit pothuaj ka rënë në Serinë B dhe u mund lehtësisht nga kryesuesit. Mirko Vuçiniç ishte në ditën e tij më të mirë dhe shënoj 2 gola. Borrielo dhe Vidal vulosën suksesin bardhezi që i mban ata 3 pikë larg Milanit.
Kuqezinjtë mundën Sienën e Erjon Bogdanit me rezultatin 1-4. Golin për vendasit e shënoi pikërisht sulmuesi shqiptar Bogdani. Me rikthimin e Kasanos në fushë Milani ka më shumë fantazi dhe arrin më shpejt tek goli. Ibra tundi 2 herë rrjetën por gjithashtu për Milanin shënojnë Noçerino dhe Kasano.
Interi fiton një ndeshje mjaft të rëndësishme kundër Çezenës. Kjo e fundit edhe pse ka rënë matematikisht në Serinë B i hapi jo pak probleme. Ata kaluan të parët në avantazh pavarësisht se Interi po e dominonte takimin. Për të përmbysur rezultatin menduan Obi dhe Zarate. Kjo fitore i jep shpresë Interit për një vend në Ligën e Kampionëve.
Kur duhen edhe 3 javë nga fundi Juventusi udhëheq kampionatin me 77 pikë, pas tij renditet Milani me 74. Interi renditet në vend të 5 me 55 pikë.
Gentjan Alinani/IDEA/