Gjadri clirohet nga mbetjet

Shërbimi ndaj tokës është i lidhur ngushtë me pastrimin e saj nga mbetjet e shumta të krijuara ndër vite, ndaj ky shërbim është bërë pjesë e një aksioni të përbashkët të komunës Dajç në Lezhë me nxënësit e shkollës së Gjadrit. Për kreun e komunës Dajç Gjergj Doçi 20 prilli ka qenë vetëm fillimi, pasi aksione të tilla do të jenë të vazhdueshme, duke kërkuar nga banorët që mbetjet të hidhen në vendin e përcaktuar dhe jo më të ndotin ambjentet ku jetojnë.
Për drejtorin e shkollës së mesme në Gjadër Pjetër Marku do të bashkëpunohet me komunën që të hartohet një program pune për një aksion të përhershëm për pastrimin e ambjentit.
Nxënësit e shkollës kanë pastruar të gjithë territorin e fshatit Gjadër, duke sensibilizuar edhe banorët që të jenë më të kujdesshëm ndaj ambjentit.