E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, policia ndalon 11 klandestinë pakistinez, etiopianë dhe afrikanë

SARANDË- Policia e Sarandës ndalon një tjetër kontigjent me klandestinë, të cilët kishin hyrë në vendin tonë nga kufiri i gjelbër.

Bëhet fjalë për 11 klandestinë me origjinë pakistaneze, etiopianë dhe afrikanë. Sipas policisë, ata janë gjetur në furgonin e një 45-vjecari nga nga fshati Cakran i Fierit.

Policia konfirmon se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i identifikuar si Kristian Shehaj, ndërsa bëhet e ditur se ata po tentonin te kalonin drejt veriut te vendit.

Po hetohet për përfshirjen e personave të tjerë në rrjetin e trafikut të klandestinëve.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›