Maturantet plotësojnë formularin A2 online, ja rregullat për të mos gabuar
TIRANË- Maturantët e Qarkut të Tiranës nga sot deri më 31 korrik kanë mundësi të plotësojnë formularin A2 online me preferencat e tyre për degët që dëshirojnë të ndjekin për vijim Universitetin. Pas 3 ditëve të para nga nisja e aplikimit formulari A2, maturantët e rretheve kanë të drejtë ta plotësojnë atë në mënyrë elektronike deri më 5 gusht.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve Alfons Harizaj ka shpjeguar edhe rastet kur maturanti nuk arrin për shkaqe të ndryshme të plotësojë formularin në kohë.
“Duhet të drejtohet në Drejtorinë Arsimore, përkatësisht të qarkut apo qytetit ky ndodhen. Atje ai do të marrë informacione të nevojshme. Pas datës 5, do ketë shtyerje tjetër”.
Po si mund të informohet maturanti pas plotësimit të formularit online që kreu ? “Kur përfundon dhe dërgon formularin, atij i shkon në adresën e vet të e-mail, njoftimi për veprimin që ka bërë. Veç kësaj, ai mund të bëjë një print të kopjes që ka plotësuar dhe ta mbajë si provë në cdo rast.
Harizaj sqaron edhe ankimimin që maturantët mund të ketë për të dhënat e tyre. “Në këtë moment gjatë plotësimit të formularit ai duhet të kontrollojë dhe njëherë të dhënat e vete personale që kanë të bëjnë me gjeneralitetet. Duhet të kontrollojë rezultatet që janë shpallur me ato që ka. Dhe në cdo rast pas aplikimit ai duhet të mbajë shënim gjithçka që nuk shkon. Ti replikojë tek Drejtoria Arsimore përkatëse dhe Agjencia Kombëtare e Vlerësimit”.
Harizaj deklaroi se një maturant mund të aplikojë vetëm një herë online për formularin A2. “Mundësi ta dërgojë formularin ka vetëm një herë”.
Cfarë ndryshon këtë vit në përmbajtjen e formularit A2, Alfons Harziaj sqaron. “Ka disa programe studimi që janë shtuar, dhe në total formulari A2 ka334 programe studimi për të gjithë Universitete Oublike të vendit tonë”.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve deklaroi se përgjigjet për degët që kanë fituar maturantët do të dalin para muajit shtator.
(e.m/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera VIDEO: Maturantet plotësojnë formularin A2 online, ja rregullat për të mos gabuar