Mavrova mrekulli e natyrës, aty ku pyjet nuk njohin ‘sëpatën’
MAQEDONI- Të dëgjosh nga të tjerët për bukuritë e parkut alpin të Mavrovës është bukur po ta vizitosh atë duke e shkelur me këmbë është më tepër se mahnitëse.
Të gjithë ata që shkelin këtë park mbetën të mrekulluar së pari nga natyra e virgjër thuajse e paprekur, ku pyje të pafund dhe liqeni me ujë bore të bëjnë të ndihesh në maksimum gjelbërimin freskinë.
Nëse do të udhëtosh nga Tirana deri në Mavrovë nuk të duhet më shumë se 3 orë e 30 minuta, pasi tuneli i Elbasanit ka shkurtuar ndjeshëm rrugëtimin me të paktën 30 minuta duke e bërë shumë më të sigurtë atë.
Grupi ynë i xhirimit ishte pjesë e një turi operatorësh turistik nga Shqipëria në një vizitë 3 ditore në parkun e Mavrovës dhe qytetin e Gostivarit. Qëllimi ishte njohja me ofertat turistike dhe atraksioneve që ofron ky vend, specifikisht me gjuetinë, peshkimin sportiv dhe turizmin malor.
Sapo shkelim tokën maqedonase lëmë në krah liqenin e Ohrit për t’iu drejtuar parkut nacional të Mavrovës që është edhe destinacioni ynë kryesor.
Për një moment koha vrenjtet dhe zë të bjerë një shi i lehte çka na trembi disi pasi ishim mësuar me shumë diell në Tiranë dhe donim që ai të na shoqëronte edhe në turin tonë .
Por, fatmirësisht shiu nuk zgjat dhe sërish diell dhe shumë gjelbërim në ndalesën tonë të parë brenda territorit maqedonas. Shoqërues të turit na thanë se lokali ku kishim ndaluar ishte i famshëm në të gjithë Maqedoninë për mënyrën e gatimit të petullave, e cilat nuk arritëm që nuk arritëm dot ti shijonim për shkak të kohës së kufizuar.
Organizatorët, Zyra Ndërkombëtare Invest Macedonia - Shqipëri dhe Kosovë, pranë Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë, kishin menduar çdo gjë në detaje që nga udhëtimi, akomodimi në hotel e deri tek vizitat në pikat me atraktive të Mavrovës, Gostivarit e Roshtuse të cilat gjatë verës ofrojnë kënaqësi të tjera që nuk i provon dot në dimër.
Një birrë vendase dhe pak raki nga të zotët e shtëpisë e bënë me familjare bisedën tonë në restorantin e parë ku ulem për të ngrenë drekë. Pritja ishte e përzemërt me gatime dhe pije tradicionale e po ashtu edhe komunikimi ynë me vendasit një përzierje gjuhësh shqip, anglisht dhe maqedonisht.
Pas jo më shumë se 4 orë udhëtimi përfshirë dhe pushimet e shkurtra për kafe mbërrijmë në Mavrovë. Përpara na del një liqen magjeps rrethuar nga pyje që nuk iu duket fundi, ndërsa në sfond perëndimi i diellit.
Që andej i drejtohemi hotelit tonë, një ndërtim tipik alpin i vendosur në shpatin e malit të Bistrës. Nga Fatosi, i cili bashkëshoqëron grupin tonë mësojmë se hoteli, është i ndërtuar rreth viteve 70-80 nga sistemi i kohës ndërsa është rikonstruktuar sërish vitet e fundit për të qenë sa më atraktiv për pushuesit e shumte vecanërisht në dimë, kur është luks të gjesh një dhomë të lirë.
Të etur për të njohur Mavrovën vendosim të mos qëndrojmë në hotel pavarësisht lodhjes nga udhëtimi. Fatosi na shoqëron në disa prej hoteleve të njohura të zonës, ku rastësisht asistojmë në një mini=panair djathërash ku merrnin pjesë 24 prodhues lokal të bulmetit.
Mes tyre kishte edhe shqiptarë që arrinin të prodhonin djathëra të përsosur me cmime të ulëta krahasimesht me tregun e Tiranës. Një prej tyre Meriton Abazi, pronari i fabrikës të djathit në Gostivar i njohur në të gjithë Maqedoninë për djathin e mocareles, na thotë se e ka të vështirë ta eksportojë djathin e tij në Shqipëri për shkak të barrierave doganore midis dy shteteve kufitare. Ky fakt të bën të ndjehesh keq nëse do ti referohemi marrëveshjeve të tregtisë së lirë mes dy vendeve tona që cilësohen si arritje e madhe nga qeveritë respektive në Tiranë e Shkup.
Një ditë më pas do të asistonim në “Festën e Bariut’, konceptuar si një manifestim ku blektorët vihen në garë për të treguar aftësitë e tyre.
Krahina mburret edhe me qenin besnik të saj, qenin e Sharrit
Rojtari i bagëtive është i një rracë tepër të rrallë dhe si specie mbrohet nga shteti maqedonas.
Zëvendës Ministri i Bujqësise z. Zoran Konjanoski shprehet: “ Manifestmi i sotëm është shumë i rëndësishëm për rajonin, Maqedoninë si dhe njeriun e thjeshtë, për atë njeri që meret me prodhimin e djathit apo merret me blektori. Këto manifestime janë të mira për një bashkëpunim rajonal. Është mirë që cdo shtet ti promovojë bukuritë dhe dallimet e tyre me qëllim që ti bashkojmë dhe kjo të sjellë një promovim të të gjithë rajonit. Mendoj se shteti maqedonas po jep maximumin në promovimin e të tilla manifestimeve, e nëse të gjithë shtetet bëjnë të njëjtën gjë do të kontribohet në zhvillimin rajonal të turizmit dhe para turistëve të huaj do të dalim me oferta më të mira që do të kontribuoj në zhvillim të të gjithë rajonit tonë”.
Parku Kombëtar i Mavrovës përfshin shpatet jugore të Maleve të Sharrit, një pjesë të Malit të Korabit si dhe Maleve të Deshatit, Karçinit dhe Bistrës. Parku është themeluar në vitin 1949 dhe numëron sot një sipërfaqe prej 73 mijë hektarë.
Kjo sipërfaqe, relativisht e vogël, karakterizohet nga një numër i madh majash dhe lartësish mbi 2000 metër të cilat ndahen nga njëra tjetra me gryka dhe kanione të thella. Pika më e lartë është ajo e Golem Korabit (mbi malin e Korabit), që përfaqëson pikën më të lartë, si në Maqedoni edhe në Shqipëri, me një lartësi prej 2,764 m.
Bimësia e parkut kombëtar përbëhet nga mbi 1,000 specie bimësh të larta, përfshirë edhe speciet e rralla dhe ato endemike. Edhe fauna e Parkut Kombëtar është e shumëllojshme. Deri në ditët e sotme janë regjistruar 140 specie shpendësh
Parku trashëgon edhe shumë monumente të trashëgimisë kulturore sikundër është Manastiri i Shën Gjon Bigorskit, ndërtuar në vitin 1020 dhe rindërtuar në vitin 1743, ku gjendet një ikonostase e rrallë.
Për pasuritë e mëdha që ruan parku është shndërruar në një nga zonat e mbrojtura më të madha e këtij lloji në rajon.
Turistët që vijnë në Mavrove e kanë të pamundur të largohen pa u ndaluar më parë, thjesht dhe për një kafe në hotel Radika, i vetmi me 5 yje në të gjithë zonën.
Hoteli super luksoz me stil alpin është i vendosur buzë liqenit të Mavrovës, i rrethuar nga pemët dhe gëzon një pamje mahnitëse në të gjithë parkun. Radika është i njohur si për vendasit dhe turistët e shumtë për shërbimin ushqimin dhe klasin absolut në arrendimin e brendshëm të tij klasik, ku diferencën e bëjnë suitat.
Në Mavrove ka mbi 10 hotele të vlerësuara me 3, 4 dhe 5 yje te cilat vazhdimisht ofrojnë oferta tunduese dhe të lakmuara për turistët në të gjitha stinët e vitit.
Një ndihmë të madhe në promovimin e turizmit ofrohet nga shteti i cili ka si politikë primare subvecionimin e sektorit si dhe uljen e TVSH për turizmin në 5%.
30 minuta larg Mavrovës ndodhet qyteti me shumicë shqiptare i Gostivarit, i cili bëhet tepër atraktiv gjatë orëve të natës. sidomos këto ditë kur banorët e tij agjërojnë thuajse të gjithë ramazanin e pas iftarit rrugët tejmbushen e po kështu baret dhe diskotekat verore.
Dicka shumë të ngjashme që na kujton fshatin Volorekë të Pogradecit e takojmë në Vërtok një fshat jo dhe aq i vogël pranë Gostivarit. Vendasit në maxhorancë shqiptare afër 90 përqind dallohen si rritës ë troftës improvizuar në vaska artificiale ku rrjedh uji i lumit vardar.
Ky biznes i shqiptarëve ka stimuluar ngritjen e restoranteve dhe ambienteve shplodhëse ku në cdo kohë gatuhet peshku i freskët.Vendasit na respektojnë pasi për ta ne jemi mysafir dhe vëllezer shqiptare që vijmë për ti vizituar.
E nesërmja na rikthen sërish në udhëtim, kësaj here drejt Galishnikut, një fshat malor shumë pranë Dibrës së Madhe ku na është premtuar se do të jemi pjesë e një manifestimi kulturor që në të gjithë Maqedoninë njihet si Dasma e Galishnikut.
Udhëtimi ynë gjarpëron në një rrugë malore që më së shumti i ngjan rrugës së Dajtit po me një ndryshim te madhe pasi rruga është e tëra e asfaltuar nuk ka gropa, ndërsa gjatë saj nuk na zë syri asnjë trung te prere apo pyll te djegur siç ndodh rëndom në Shqipëri.
Pasi kemi udhëtuar një orë, furgoni ynë ndalet në një fushë të vogël mes maleve, ku na duhet të ndërrojmë mjetin tonë me një autobus, i vendosur enkas nga organizatorët e eventit.
Edhe dhjetë minuta të tjera dhe mbërrijmë në Galishnik, i cili në pamje të parë ngjan si një fotokopje e fshatit të Dardhës në Korçë. Nga larg dallojme dhjetëra shtëpi guri me çati alpine, ndërsa në sfondin më të skajshëm shfaqet Lugina e Radikës pak më tutje Dibra e Madhe, e mbi të gjitha hijerëndë mali i Korabit, 2780 metra i lartë.
Nuk kemi kohë të shijojmë të tilla bukuri pasi ka nisur dasma e Galiçnikut. Dasma Galiçnikut ka 50 vite që festohet në çdo 14 korrik nën patronazhin e Presidentit të Republikës. Banorët thonë se ajo paraqet ritualin tradicional martesor të trevës dhe përmban 30 rite dasmash.
Për çdo çift që vendos të lidhet në martesë hyrja në dasmë është e lirë, por për tu bërë dhëndër dhe nuse duhet të aplikosh më parë, të jesh nën 30 vjeç, mos kesh qenë i martuar asnjëherë. Fituesit dalin nga një shorte mbarëkombëtar dhe në fund martesa është e vërtetë e jo fiktive. Pas ceremonisë, Presidenti i Republikës shpërndan edhe nga një dhuratë simbolike për të sapomartuarit.
Në përfundim të vizitës, ndërsa ndahemi me miqtë tanë të rinj maqedonas dhe shqiptarë të Maqedonisë, vendosim të bëjmë edhe një ndalesë të fundit në Strugë, qytet në shumicë shqiptare e ku komunikimi në shqip bëhet tepër i ngrohtë, sapo i afrohesh ndonjë vitrine apo restoranti.
Në fund sërish në doganë, andej dhe nga nisi udhëtimi ynë. Largohemi nga Maqedonia me dëshirën për tu rikthyer, pse jo në dimër për të parë sesi turizmi dimëror, veçanërisht në Mavrovë ka mundur të shndërrohet në lider në Ballkan, që edhe pse disi e lodhshme prodhoi një kënaqësi të madhe që i atribuohet veçanërisht njerëzve që kanë ditur të ruajnë si gjënë më të shenjtë, natyrën dhe traditën duke e kthyer atë në mjet atraksioni turistik për sot e për nesër.
(e.m/News24/BalkanWeb)