Sarandë, prishja e ndërtimeve pa leje, protestojnë banorët
Mbi 600 banorë kanë protestuar për prishjen e ndërtesave të tyre nga ana e policisë e cila pretendon se janë të paligjshme. Banorët thonë se ndërtimet jnaë në proces legalizimi, dhe për këtë arsye kanë reaguar dhunshëm duke thyer xhamat e makinave të policisë.
SARANDE- Në tre nyje të rëndësishme të komunikimit të Ksamilit me Sarandën dhe Butrintin, ka ndodhur një ditë më parë, bllokimi i rrugës nga banorët.
Mbi 600 banorë janë grumbulluar duke protestuar operacionet e përsëritura të inspektoriateve ndërtimore, të mbështetura edhe nga uniformat blu, për prishjen e ndërtimeve të konsideruara të paligjshme. Veprimi i tyre ka ngjallur protestën e banorëve, pasi 1700 objekte gjenden në proces legalizimi pas vetëdeklarimit të bërë nga pronarët e tyre. Në kundërshtim të operacinit të shembjeve, mësohet se nuk kanë munguar as veprimet e dhunshme, të shprehura me goditjen me gurë të makinave të policisë, duke thyer xhamat e tyre.
Kjo ka bërë që policia të shoqërojë në komisariat dy prej protestuesve, Adriatik Bufi dhe Robert Myrto. Edhe gjatë ditës së sotme nuk është ndalur protesta e banorëve ksamiliotë, që kanë vazhduar të shprehin kundërshtimin e tyre për goditjen e ndërtimeve të tyre. Grupe banorësh të revoltuar për këto veprime të policisë ndërtimore kanë protestuar gjatë gjithë paradites së sotme. (e.n/Balkanweb)