E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kriza”, bien shitjet e apartamenteve, por nuk ulen çmimet

Gjatë muajve të fundit, blerjet e apartamenteve kanë rënë ndjeshëm. Ndërtuesit dhe agjentët imobiliarë shpjegojnë se kjo ka ndodhur për shkak të krizës, e cila ka pakësuar të ardhurat e konsumatorëve. Por rënia e blerjeve, nuk ka ndikuar te çmimet, e larta. 

TIRANE- Qytetarët shqiptarë po investojnë gjithnjë e më pak në blerje apartamentesh. Gjatë muajve të fundit blerjet kanë rënë ndjeshëm dhe sipas drejtuesve të agjencive imobiliare, kjo është pasojë e krizes globale e cila ka tkurrur buxhetin e konsumatorëve

Në një prononcimin për televizionin “News24” agjenti imobiliar, Lefter Sila shprehet se “në këtë periudhë të fillimit të vitit ka një rënie të kërkesës për blerje dhe ata që vinë për të blerë vetëm sa shohin dhe nuk vendosin për të blerë, kriza globale ka filluar të ndjehet edhe në Shqipëri, ky është edhe shkaku i rënies së blerjeve të apartamenteve”.
Situata e vështirë pranohet edhe nga Shoqata e Ndërtuesve, sipas drejtuesve të saj aktualisht mbi 4000 apartamente janë pa shitur kryesisht në Tiranë dhe Durrës.

“Kanë rënë në mënyrë të ndjeshme kërkesat për apartamente p[asi njerëzit nuk kanë më para në qarkullim, kështu ata kanë reduktuar shpenzimet e mëdha siç është edhe blerja e apartamenteve” tha Zwvendwskreu i Shoqatws sw Ndwrtuesve Ilir Hebovija

Por rënia e ndjeshme e blerjeve të apartamenteve nuk kanë ndikuar tek çmimet të cilat vazhdojnë të mbeten të larta.

“Apartamentet janë ndërtuar në një kohë kur çmimet ishin shumë të larta, nëse ato do të shiten nën çmim do të kemi falimentimin të kompanive të ndërtimit”, tha Hebovija.

Ndërsa Lefter Sila agjenti imobiliar u shpreh se “ato që duan ta shesin apartamentet i mbajnë me çmime të larta, ndoshta skanë nevojë ti shesin, ai që ka me të vërtet nevojë për ta shitur një apartament ose një pasuri të paluajtshme, ai e ul çmimin”

Tashmë prej disa kohësh ndërtuesit kanë dhënë alarmin se efektet e krizws globale kanë përfshirë këtë sektor duke i vendosur firmat në vështirësi financiare. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›