Sarandë, shkëmbim zjarri në mes të qytetit, plagosen 2
SARANDE-Të shtëna armësh kanë terrorizuar banorët e qytetit bregdetar të Sarandës rreth orës 21:30 minuta të mbrëmjes së të mërkurës. Mësohet se në lagjen nr.3 "Luku i Dardhës", disa persona në dy automjete të ndryshme kanë shkëmbyer zjarr me armë mes njëri-tjetrit. Makinat janë larguar me shpejtësi dhe kanë dalë nga qyteti, ndërsa policia është vënë menjëherë në ndjekje të tyre. Mësohet se autorët e kësaj ngjarjeje janë larguar në drejtim të qytetit të Delvinës dhe më pas kanë hyrë në territorin e rrethit të Gjirokastrës. Pas hetimeve paraprake, burime nga policia lokale pohojnë se gjatë përplasjes me armë zjarri janë plagosur Isuf Jaçe e Arjan Lushkaj nga qyteti i Sarandës. Gjithashtu, është identifikuar një tjetër person i përfshirë në këtë ngjarje. Bëhet fjalë për Elton Muskaj, lindur në Fier dhe banues në Sarandë, i cili është shpallur në kërkim. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. she. ko.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)