E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulqizë, tritol shtëpisë së një banori, shkak një vrasje në Janar

BULQIZE-Tritol banesës së një personi në qytetin e Bulqizës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Adrian Duriçi, në lagjen “Gjologu” por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale. Banesa e Duricit ndodhet në katin e tretë të një pallati, ndaj shpërthimi me forcë të madhe shkaktoi dëmtime dhe në apartamentet pranë.

Menjëherë pas shpërthimit policia ka nisur hetimet nga ku ka verifikuar se zanafillë e ngjarjes ka qënë një përplasje në 5 Janar të këtij viti ku në qytezë ndodhi një përplasje nga ku mbeti një person i vrarë. Policia dyshon se autor i ngjarjes së sotme ka qënë një i kërkuar ngya policia.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›