Sarandë, tritol një lokali nate, ska të lënduar
Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Sarandë.
Sipas policisë, një sasi tritoli prej 100 gr ka shpërthyer rreth orës 04:30 në derën e një lokali nate, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Mësohet se në momentin e shpërthimit, lokali ka qenë i mbyllur. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.