Vlorë, Edicioni i 10-të i isopolifonisë
Festivali kombëtar i Isopolifonisë edhe këtë vit do të vendoset në Vlorë, ndërsa do të jetë pjesë e axhendës së aktiviteteve që zhvillohen në kuadër të festës së pavarësisë.
Qendra kulturore Vlorë ka bërë me dije se festa e isopolifonisë do të sjellë në Vlorë, grupe nga zonat e lumit të Vlorës, Himarës, Sarandës, Gjirokastrës, Tepelenës, Mallakastrës, Gramshti, Strugës, etj, duke propozuar një festival dy ditor në datat 25 dhe 26 nëntor.
Anila Peci