E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vinçi prek telat e korentit, vdes 29-vjecari

SARANDË- E zë korenti, vdes 29-vjecari në fshatin Dhivër, Sarandë. 

Viktima mësohet të jetë Apostol Meçe, ndërkohë gjarja e rëndë raportohet të ketë ndhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:45 të ditës së sotme. 

29-vjecari, i cili po shkontë në punë, po udhëtonte me vinç bashkë me 3 persona të tjerë, ku papritur vinçi ka prekur telat e tensionit të lartë. 

Korenti ka zënë vetëm 29-vjecarin duke bërë që të humbte jetën në vënd. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›