E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurrasi-Partizani “luftë” për në Superiore

TIRANË- Mamurrasi- Partizani është ndeshja e prapambetur e Kategorisë së parë të futbollit, e cila do të luhet sot në ora 14:00 në qytetin e Mamurrasit.

Të kuqtë shkojnë në Mamurras për të marrë një trepikësh, i cili do të konsolidonte vendin e dytë, si dhe do të rriste optimizmin për kalimin në superligë, ndërsa vendasit kërkojnë të mos humbin më terren nga ekipet kryesuese, pasi në rast humbjeje do ta kishin gati të pamundur për t'i kapur përseri ata.

Skuadra e Mamurrasit vjen në këtë takim pas humbjes në Lushnje me rezultatin 3-0, ndërsa “të kuqtë”, vijnë pas fitores 1-0 ndaj Gramshit në "Qemal Stafa". Ndeshja e sotme është vlefshme për javën e 9 të Kategorisë së parë të futbollit, e shtyrë për shkak të motit të keq.

Renditja e kategorisë së parë eshte:

Lushnja 23 Pikë
Partizani 19
Tërbuni 17
Elbasani 16
Ilira 16
Pogradeci 16
Mamurrasi 15
Dinamo 14
Butrinti 14
Besëlidhja 13
Kamza 12
Burreli 10
Gramshi 9
Himara 8
Ada 8
Naftëtari 4.

(d.b/ATSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›