Videoja e vrasjeve kërcënohet me 2 plumba në zarf gazetari
TIRANE- Drejtuesi i emisionit “Xhungël” në “News 24”, Artan Hoxha është kërcënuar nga persona të panjohur dy ditë më parë. Hoxha ka deklaruar për “Top Story” se në adresë të tij ka ardhur një zarf me dy plumba 9mm, të njëjtët me të cilët u ekzekutuan tre personat gjatë demonstratës së opozitës më 21 janar. Kërcënimi i Hoxhës ka ardhur pak ditë pasi ai zbuloi në televizionin “Neës 24” pamje ekskluzive të vrasjeve të dy protestuesve, duke indentifikuar edhe gardistin që i qëlloi ata.
“Kryeministri i vendit më ka kujtuar si çakallin e Sigurimit të Shtetit. I them kryeministrit se kur është rrëzuar regjimi komunist kam qenë vetëm 15 vjeç dhe s’mund të kem qenë bashkëpunëtor i tij. Gjithashtu, nga momenti kur publikova pamjet unë nuk mund të komunikoj lirisht me punonjësit e administratës shtetërore. Jam kërcënuar me telefon dhe më ka ardhur një zarf me 2 plumba 9mm, që përdoren nga Garda. E kam marrë si një mesazh që unë të mos dëshmoj ato që kam parë”, ka shtuar Hoxha. Më tej ai ka dëshmuar për atë që ka parë në demonstratë. “Ka pasur pjesëtarë civilë të policisë që kanë qenë para kordonit policor dhe kanë ndërhyrë në disa momente. Para se të fillonte demonstrata kishte një prani të madhe të policisë së rendit dhe grupeve të gatshme. Prapa kryeministrisë ishin forcat e FNSH-së”, ka treguar Hoxha. Sipas tij, në momentet e para kur protestuesit ishin mbledhur para kryeministrisë, ka qenë një grup që po shkaktonte trazira, të cilin policia nuk arriti ta bllokonte.
“Para se të niste konflikti është dukur një grup personash që janë aktivizuar para kordonit. Por trupat e policisë nuk e kanë menaxhuar dot këtë grup. Kur forcat e FNSH-së kanë ndërhyrë i kanë parë trupat e policisë ta marrin teritorin pa këmbëngulur për shpërndarjen e protestuesve”, ka deklaruar Hoxha. Emisioni “Xhungël” solli pamje ekskluzive vrasjeve të dy protestuesve nga gardistët.
(GSH/BalkanWeb)