E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 jave burg per George Michael

George Michael ka serish probleme me drejtesine pasi u cilesua fajtor per nje aksident te shkaktuar nen efektin e droges.

Kengetari britanik eshte denuar me 8 jave pas hekurave per shkak te nje incidenti te ndodhur gjate muajit korrik. Ai u perplas me nje dyqan ne Hampstead dhe pasi u shoqerua ne polici iu gjeten disa cigare marijuane.

Michael po drejtonte makinen e tij tip Range Rover kur ne naten e 4 korrikut u perplas me nje dyqan fotografish. Kur agjenti u afrua kengetari tentoi te largohej por polici mundi ta arrestonte. Kjo nuk eshte hera e pare qe kengetari perfundon ne telashe sepse ne vitin 2007 ai shkaktoi nje tjeter aksident pasi kishte konsumuar droge.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›