E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF e ka marre vendimin Partizani i mbetet Xhanit

TIRANE-Klubi i Partizanit shenon padyshim precedentin me te rrezikshem ne futbollin shqiptar. Per shkak te problemeve mes dy aksionereve Federata ka shtyre ndeshjet e ketij klubi duke shkelur ne kete menyre cdo rregullore apo afat per federimin e futbollisteve. Ndersa te gjithe jane ne pritje te asaj se cfare do te vendose institucioni qendror i futbollit ne vend ne mbledhjen e se premtes paraprakisht duket se eshte marre nje vendim. Burime te sigurta nga FSHF bejne te ditur se ky institucion do te pranoje ne kampionat Partizanin e Albert Xhanit dhe jo ate te Paro Lacit. Pavaresisht vendimit te Gjykates qe bente sigurimin e padise se bere nga aksioneri Laci ne Federate nuk mund te presin deri ne daljen e vendimit. Ne kete menyre te premten ne nje mbledhje te posacme te Komitetit Ekzekutiv do te jepet zyrtarisht edhe vendimi se cila skuader do te pranohet per ne Kategorine e Pare. Thene ndryshe do te jete nje mbledhje qe do te vendose se cili njihet si administrator dhe cili jo. Perpos optimizmit te Perparim Lacit i cili gjate gjithe ketyre diteve nuk leviz nga dyert e FSHF-se kjo e fundit ka ndermend te vendose ne favor te Xhanit i cili eshte edhe aksioneri kryesor i klubit me 60 te shumes se tyre.
Perplasjet
Partizani nje prej klubeve me te medhenj te vendit si edhe nje emer teper i madh i futbollit shqiptar tashme eshte ne nje moment kyc te ekzistences se tij. Dy aksioneret kryesore Albert Xhani dhe Paro Laci jane ne nje konflikt te vazhdueshem mes tyre qe shpesh eshte shoqeruar me akuza teper te forta si ato per marrje rryshfeti nga pronaret e truallit te klubit. Po si nisi gjithe kjo histori Pas 18 muajsh pa rroga ne janarin e ketij viti te Partizani u afrua si aksioner edhe biznesmeni Paro Laci i cili bleu 40 te aksioneve. Ai mori postin e administratorit te klubit dhe praktikisht ishte njeriu qe u jepte parate per te luajtur futbollisteve. Por kjo situate zgjati derisa ne skene doli historia e tokes ku ndodhet klubi e cila u ka kaluar ish-pronareve te ligjshem. Sipas Paro Lacit Albert Xhani ka marre rryshfet per te firmosur dhenien e tokes atyre akuza qe jane hedhur poshte nga Xhani. Ne kete pike perplasja u be evidente dhe mori permasa te tjera.
Situata
Pas akuzash te shumta ne shtyp Albert Xhani dhe Paro Laci kaluan ne nje perplasje institucionale. Xhani duke qene aksioneri kryesor i klubit e shkarkoi Lacin si administrator dhe beri ndryshimet perkatese ne QKR Qendren Kombetare te Regjistrimeve duke vendosur emrin e tij si administrator. Ne pergjigje te kesaj Paro Laci e coi ceshtjen ne gjyq. Paralelisht te dy aksioneret Xhani ka 60 dhe Paro Laci 40 krijuan skuadrat e tyre. Xhani ka emeruar trajner Neptun Bajkon ndersa Laci Petrit Haxhine. Para pak ditesh Gjykata vendosi sigurimin e padise dhe konsiderimin te pavlefshme te ndryshimeve te bera ne QKR cka do te thote se per momentin Paro Laci eshte administrator. Por ky eshte nje vendim i ndermjetem i Gjykates dhe vendimi i plote do te jepet pas afro nje muaji. E nderkohe Federates i duhet te vendose se ke te pranoje sepse kampionati ka nisur dhe nuk mund te lejohen shtyrje te tjera. Vendimi do te merret te premten por ne FSHF bejne te ditur se gjasat qe te pranohet skuadra e Paro Lacit jane thuajse zero.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›