E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarkozi - turqve: Respektoni pikëpamjet franceze

Shkak për këtë u bë kriminalizimi i mohimit të “gjenocidit” turk ndaj armenëve nga ana e Asamblesë së Përgjithshme franceze. Nëse projektligji miratohet edhe nga Senati vitin e ardhshëm, çdo person i cili mohon që vrasja e armenëve të jetë gjenocid, do të ndëshkohet deri me një vit burg dhe me 45 mijë euro gjobë.

“Unë respektoj pikëpamjen e miqve tanë turq, Turqia është një shtet i madh, civilizim i madh, por turqit duhet po ashtu të respektojnë pikëpamjen tonë”, tha Sarkozi për gazetarët teksa ndodhej në funeralin e ish-Presidentit Cek, Vaclav Havel.

“Franca nuk i jep kujt mësime, por po ashtu nuk dëshiron që të marrë mësime nga ndonjë tjetër. Franca vendos politikat e saj në mënyrë sovrane”, tha ai./Start/F. P/

                                                                                             2011-12-23 13:39
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›