Transparence shkembim informacioni bashkepunim Lufte me efikase kunder krimit te organizuar

Krimi i organizuar ashtu si edhe korrupsioni mbeten kercenime te medha per stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik ne Ballkanin Perendimor qe synon integrimin ne BE. Presidenti i Keshillit Europian Herman Van Rompuy qe sot viziton Tiranen theksoi ne nje video mesazh ne prag te kesaj vizite se lufta kunder tyre duhet te jete me e vendosur dhe efikase.
Ekspertet europiane te mbledhur ne Tirane ne takimin e 8-te vjetor te luftes kunder fallsifikimitte EURO-s jane te nje mendimi se vetem bashkepunimi dhe shkembimi i shpejte i informacioneve pa barriera burokratike do te sjelle rezultate me te mira se deri me sot ne kete lufte.
Liedgens Eduard Drejtor i Njesise kunder fallsifikimit te EURO-s ne Policine Kriminale te Landit te Bavarise tregon per DW se cila eshte sfida me e madhe sot per strukturat especializuara te policise prokurorise dhe drejtesise.Kjo eshte goditja e krimit te organizuar nderkufitar i cili vepron shume shpejt. Duhet te ndertojme lidhje me njeri tjetrin per te shkembyer informacionet qofte edhe ne menyre informale qe pastaj pasohen me rruget zyrtare thote Liedgens Eduard.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shpetim Mucollari nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit
Situata ne Shqiperi
Shqiperia eshte nje nga rastet ku vepron krimi nderkufitar. Ministri i Brendshem Lulzim Basha sjell si shembull se ne Shqiperi nuk eshte identifikuar asnje rast i prodhimit apo fallsifikimit te EURO-s megjithate policia gjate ketij viti ka sekuestruar ne tregjet shqiptare te kembimit te monedhes rreth 80 mije EURO. EURO-t e fallsifikuara kane hyre ne Shqiperi kryesisht nga kufijte lindore. Pjesetaret e rrjeteve kriminale kane qene shtetas shqiptare malazes kosovare dhe maqedonas tha Ministri i Brendshem Basha.
Gjate ketij viti policia e shtetit ne Shqiperi organizoi pese aksione dhe arrestoi 13 persona qe lidhen me rrjetet kriminale rajonale te fallsifikimit te EURO- s. Shpetim Mucollari nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit thote se rrjetet e krimit te organizuar bashkepunojne me njeri tjetrin prandaj bashkepunimi i strukturave perkatese shqiptare me ato te vendeve fqinje dhe te BE perben nje kusht te domosdoshem per ti zbuluar dhe cuar para drejtesise. Pjesetaret e grupeve te krimit te organizuar ne shqiperi bashkepunojne me rrjetet kriminale ne vende te tjera. Ata jane persona qe lidhen edhe me vepra te tjera penale te krimit te organizuare si trafiku i qenieve njerezore i armeve apo i narkotikeve thote Shpetim Mucollari.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Liedgens Eduard Drejtor i Njesise kunder fallsifikimit te EURO-s ne Policine Kriminale te Landit te Bavarise
Ai thekson se ne saje te plotesimit te kuadrit ligjor sipas standarteve europiane eshte rritur numri i procedimeve penale dhe i dergimit te te pandehurve per aktivitet kriminal ne dyert e gjykatave. Vetem gjate 10 muajve te pare te ketij viti jane regjistruar 69 procedime penale dhe 58 te pandehur jane derguar ne gjykate shifer kjo sa dyfishi i asaj ne vitin 2008.
Shqiperia - bashkepunim operacional me partneret rajonale dhe europiane
Gjithsesi krimi i organizuar ne Shqiperi mbetet ende ne nivel te larte. Per te arritur rezultate me te medha ne luften kunder tij Ministri i Brendshem Lulzim Basha kerkoi qe bashkepunimi me strukturat rajonale dhe europiane te luftes kunder krimit te organizuar krahas trajnimeve dhe shkembimit te informacionit te kaloje edhe ne fushen operacionale. Liedgens Eduard Drejtor i Njesise kunder fallsifikimit te EURO-s ne Policine Kriminale te Landit te Bavarise mendon se per vendet e Ballkanit Perendimor mes te cilave edhe per Shqiperine krahas respektimit te ligjit ne secilin vend ka rendesi transparenca ne bashkepunimin me partneret.
Gjeja me e rendesishme per vendet e Ballkanit Perendimor per forcat e tyre te policise sistemin e drejtesise gjykatat eshte te mesojne se cfare bejne vendet e tjera te shkembejne informacionin te tregojne me shume transparence se deri me tani per te patur perqasje te perbashketa dhe zgjidhur bashkarisht probleme te luftes kunder krimit te organizuart. Natyrisht kjo duhet bere permes rregullimeve ligjore ne secilin vend por transparenca dhe shkembimi i informacionit jane dy aspektet me te rendesishme. thote Liedgens Eduard.
Autor Ani Ruci
Redaktoi Lindita Arapi