E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Financave te BE ashpersojne rregullat per hedgefondet

Muzika nuk luhej ne fakt ne Luksemburg por ne Deauville te Frances ku presidenti Nicolas Sarkozy takohej me kancelaren gjermane Angela Merkel. Dhe ketu Gjermania e cila ne fakt kerkonte te zbatonte nje mekanizem shume te ashper sanksionesh iu pershtat shume vijes se Frances. Ne vend te denimeve automatike kunder mekatareve te deficititit shteteve do tu mbetet tani nje hapesire politike kur te jete fjala per hapjen e proceduarve ne rastet e zhvillimit te deficitit te tepruar.

Gjithsesi mundesia e sanksioneve zgjerohet. Komisionerit te BE per ceshtjet monetare Olli Rehn iu desh ta pranonte me miresjellje sepse edhe ai kishte kerkuar sanksione automatike. Pozitiv ai vleresoi faktin se ne te ardhmen krahas borxhit te ri do ti kushtohet me shume vemendje borxhit te pergjithshem. Mesatarisht ne BE borxhi publik ne dy tri vitet e fundit eshte rritur nga 60 ne gati 90. Ne dy vjet u shuan perpjekjet per konsolidim te njezet vjeteve.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Vendosin dy vendet e medha. Merkel dhe Sarkozy ne Deauville

Kritike ndaj leshimit te Gjermanise lidhur me sanksionet per mekataret e deficitit

Hapur e shprehu zhgenjimin e tij ministri suedez i Financave Anders Borg. Jam i cuditur qe ne nuk na sht dhn disiplina buxhetore njeqindperqindeshe te gjermaneve tha ai tekstualisht. Ne eshte dashur te shkojme pak me tej.

Ndersa Franca do te mbeshtese qeverine gjermane ne planin e saj qe per ashpersimin e mekanizmit te sanksioneve te mundesoje edhe modifikimin e marreveshjeve. Ne kete menyre mund te pezullohen te drejtat e votimit te mekatareve kronike te deficitit. Por ministri belg i Financave dhe kryetari i rradhes Didier Reynders eshte skeptik ne se kjo do te jete e mundur.

Modifikimet e marrveshjeve psh pezullimi i se drejtes se votimit ky do te ishte nje ndryshim rrenjesor. Une kam pare qe per dy vende te medha ka qene e mundur te kerkojne edhe me shume por do te shohim.

Qeveria britanike nuk do kalim te pushtetit ne Bruksel

Qeveria britanike ka deklaruar nderkohe se nuk do ti miratoje ne asnje menyre modifikimet e marreveshjeve qe do te thote kalim i pushtetit ne Bruksel. Megjithate Britania e Madhe meqenese ndodhet jashte eurozones nuk eshte direkt e prekur nga pakti i stabilitetit. Rezervat e britanikeve mund te eliminohen ne rregullimin ne mbare BE te hedgefondeve shume spekulative.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Londra qender e emadhe financiare

Rregullimi i hedgefondeve ne interes te qytetareve te BE

Sekretari gjerman i Shtetit per Financat Jerg Asmussen i cili zevendesoi ministrin e semure Wolfgang Schuble u shpreh i kenaqur Kjo rruge do te coje edhe ne forcimin e mbrojtjes se investitoreve sepse eshte ne interes te cdo qytetari te BE qe te dije se fondi i sigurimeve apo i pensionit te tij investon ne produkte te rregullta dhe te mbikqyrura mire.

Deri tani ne nivelin e BE nuk ka rregulla te njesuara per hedgefondet. Vlera e pergjithshme e tyre mendohet te jete mbi 1000 miliarde euro.

Autor Christoph Hasselbach/Angjelina Verbica

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›