Sarkozi Merkel diskutojne ndihmen per Greqine

Udheheqesit e Gjermanise dhe Frances shpresojne te hartojne nje plan per te ndihmuar qeverine e Greqise te mbytur nga borxhet te jete ne gjendje te paguaje kestet e huase.
Presidenti francez Nikola Sarkozi shkoi te merkuren ne Berlin ne nje udhetim te planifikuar ne minuten e fundit per tu takuar me kancelaren Angela Merkel nje dite para takimit te nivelit te larte te Bashkimit Evropian ne Bruksel.
Ne takimin e se enjtes udheheqesit evropiane do te diskutojne rreth mundesise se nje pakete te dyte ndihmash per Greqine vec asaj qe ky vend mori vitin e kaluar. Zonja Merkel tha te marten se ajo nuk pret qe takimi i BE-se te ofroje ndonje zgjidhje sic u shpreh ajo spektakolare per problemet financiare te Greqise.
Udheheqesja gjermane tha se per permiresimin e ekonomise se Greqise duhet te merren nje sere masash. Si Bashkimi Evropian edhe Banka Qendrore Evropiane kane paralajmeruar se ne se Greqia mbetet pas me pagesat e huave nga paketa e pare e ndihmave nderkombetare pasojat do ti vuante gjithe ekonomia e Evropes.
Disa kane sugjeruar qe ne koston e paketes se re te ndihmave te kontribuojne edhe investitore private. Te marten kancelarja Merkel bisedoi edhe me presidentin Obama per krizen financiare. Ata rane dakort qe masat per te shpetuar ekonomine e Greqise te jene te efektshme ne menyre qe ekonomia evropiane dhe ajo globale te vazhdojne ne kursin e permiresimit.