Qeveria greke planifikon masa te zbute ndikimet e krizes ndaj emigranteve

Pas nje seri shtrengimesh financiare qe ashtu sic prekin qytetaret greke prekin edhe emigrantet e huaj dhe kryesish ata shqiptare qeveria greke po planifikon masa lehtesuese sidomos ne drejtim te integrimit te tyre.
Shtypi qe del ne gjuhen shqipe ne Athine duke iu referuar praktikave te reja per lejet e qendrimit flet per krijimin e sherbimeve me nje ndalese per dokumentacionin e qendrimit te emigranteve dhe per nje lehtesim te praktikave te leshimit te nenshtetesise.
Gazeta Tribuna qe del ne Athine ne gjuhen shqipe shkruan se paketa e re e masave perfshin krijimin e nje baze te dhenash te unifikuar per emigrantet mbi te cilin do te bazohen procedurat administrative qe lidhen me qendrimin nenshtetesine situaten urbane dhe sidomos karten e emigrantit.
Pjese e paketes eshte edhe permiresimi i kuadrit ligjor per marrjen ne pune te emigranteve nenshtruar legjislacionit ne vendet e Bashkimit Europian.
Masat e qeverise greke vijne ne nje kohe kur komuniteti i shqiptareve ne Greqi perballet me mjaft veshtiresi sidomos ne humbjen e vendeve te punes renien e qarkullimit tregetar vecanerisht te biznesve te vogla te emigranteve si dhe pasigurive financiare. Shume prej shqiptareve qe kane vite qe kane emigruar megjithese jane ne veshtiresi per te siguruar pune tani e kane te veshtire te kthehen ne Shqiperi per shkak te integrimit te femijeve ne sistemin arsimor grek .
Nje pjese tjeter po ndjekin kohet e fundit dy-punesimin. Kjo kategori emigrantesh kthehen per te punuar me muaj ne Shqiperi ne pjesen me te madhe te vitit dhe ne pjesen kur afrohen me shume pune sezonale qendrojne ne Greqi.
Prej dhjetorit te vitit te shkuar liberalizimi i vizave me Shqiperine nga vendet e Bashkimit Eurropian ka lehtesuar ndjeshem levizjen e shqiptareve ne kufi dhe rrjedhimisht edhe te nje kategorie te madhe te emigranetve qe punonin prej vitesh ne Greqi dhe nuk kishin siguruar dokumentet legalizimit.