Sarkozi: Zgjedhjet i fitoj unë, Hollande nuk vlen asgjë

Nikolas Sarkozi
Do ti fitoj unë zgjedhjet sepse rivali im nuk vlen për asgjë, është shprehur presidenti francez Nikolas Sarkozi, i cili kandidon për një mandat të dytë përballë socialistit Fransua Hollande.
Në fakt deklarata nuk është zyrtare. Sarkozi është shprehur kështu gjatë një takimi me gazetarin e Le Monde, Filip Ridet, i cili e ka ndjekur fushatën e tij në 2007-n dhe tani është korrespondent i gazetës në Romë.
Biseda ka pasur karakter jozyrtar, por Le Monde Magazine, ka vendosur të publikojë opinionin e vërtetë të Sarkozisë. Zgjedhjet presidenciale për kreun e Elizesë do të zhvillohen në prill. / G. Ndoja